Serbi/ Parlamenti pranon dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç

schedule15:47 - 19 Mars, 2025

schedule 15:47 - 19 Mars, 2025

Kuvendi i Serbisë ka pranuar sot dorëheqjen e kryeministrit, Millosh Vuçeviç.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, e falënderoi Vuçeviqin për kryerjen e detyrës gjatë kohës që ishte në postin e kryeministrit, si dhe për sjelljen e tij të përgjegjshme dhe të guximshme, vlerwsoi ajo.

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 janar, pas tragjedisw në Novi Sad. Me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria bëhet teknike dhe fillon afati 30-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nëse brenda 30 ditëve nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhjet parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!