Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkollën Teknike në Zheleznik të Serbisë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se një nxënës është qëlluar me thikë në oborrin e shkollës, duke mbetur i plagosur.
Ai është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente.
“Një nxënës nga shkolla jonë është plagosur. Policia aktualisht është në shkollë, po kryhet një hetim,” njoftoi shkolla përmes një deklarate për mediat./abcnews.al