Serbi kërkohej nga Interpol, arrestohet nga Policia e Kosovës

schedule23:36 - 11 Shtator, 2023

schedule 23:36 - 11 Shtator, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas policisë, personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar  me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!