Serbi i dehur përplas policin në Zveçan

schedule13:35 - 13 Gusht, 2023

schedule 13:35 - 13 Gusht, 2023

Një serb, i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, ka përplasur një polic në Zveçan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Soqanicë të komunës së Zveçanit mbrëmjen e së shtunës pas orës 22:00.

Oficeri policor ka pësuar lëndime trupore për çka është detyruar të pranojë trajtim mjekësor, raporton Kosovapress. Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!