Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare drejt Bullgarisë dhe xhandarmërisë, sot arrestuan 4 migrantë të parregullt, shtetas të Afganistanit si dhe sekuestruan pesë armë zjarri në operacionin për parandalimin e migrimit të parregullt në zonën e Pirotit.
“Dyshohet se këta migrantë në periudhën e kaluar kanë përgjuar migrantë të tjerë të parregullt të cilëve nën kërcënimin e armëve u kanë marrë para, celularë dhe sende të tjera me vlerë”, njofton MPB-ja e Serbisë.
Policia kontrolloi zonën dhe gjeti tre pushkë automatike, dy pistoleta, para dhe një sasi të vogël lëndësh bimore të ngjashme me marijuanë. Migrantët e dyshuar të parregullt do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike për procedurë të mëtejshme.
“Policia do të vazhdojë të kryejë kontrolle të rregullta në lëvizjen dhe qëndrimin e migrantëve në periudhën e ardhshme për të ruajtur sigurinë e të gjithë qytetarëve, por edhe të vetë migrantëve”, thekson MPB e Serbisë.