Serbët vazhdojnë të protestojnë, situata në Zveçan është e qetë

schedule11:16 - 9 Qershor, 2023

schedule 11:16 - 9 Qershor, 2023

Në ditën e 12-të, serbët nga Zveçani dhe Mitrovica Veriore po protestojnë të mbledhur para barrikadës së ngritur nga ushtarët e KFOR-it pranë ndërtesës së komunës në Zveçan.  Situata në ditën e 12 të protestës është e qetë, siç ka qenë dhe gjatë ditëve të fundit

Arsyeja e kësaj proteste është pakënaqësia e qytetarëve për ngjarjet e 26 dhe 29 majit.

Kanë kaluar 15 ditë nga pushtimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës në hapësirat e komunës së Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviqit dhe banorët e Zveçanit vazhdojnë protestën e tyre me kërkesa që njësitet speciale të tërhiqen dhe punëtorët të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës.

KFOR-i dje ka hequr tërësisht telat me gjemba që ishin vendosur rreth ndërtesës së komunës në Leposaviq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!