“Serbët të pabindur ndaj urdhërave”, Vuçiç: Do të përdor orën policore

schedule08:15 - 18 Mars, 2020

schedule 08:15 - 18 Mars, 2020

Në Serbi Deri më tani janë konfirmuar 83 raste pozitive me koronavirus. Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është dashur të ndërmarr masa drastike, pas qytetarët e tij nuk po i përmbahen thirrjeve për të qëndruar në shtëpi.

Në një deklaratë për mediat vendase presidenti serb ka thënë se deri më tanie kanë pasur të pamundur sigurimin e një disiplinë të plotë për të zvogëluar numrin e të prekurve nga virusi korona.

“Që nga nesër në mëngjes, në 10 të mëngjesit, është absolutisht e ndaluar të dilni në zonën urbane për këdo mbi 65 vjeç dhe në zonat rurale mbi 70 vjeç. Ushtria serbe do të marrë përsipër të gjitha vendkalimet kufitare dhe qendrat e migrantëve dhe spitalet, dhe ajo duhet të jetë e armatosur sepse duhet të mbrojë mjekët” , ka thënë ai.

Kufijtë e Republikës së Serbisë janë të mbyllura për të gjithë shtetasit e huaj, përveç në raste të jashtëzakonshme. Lexoni kush mund të hyjë në Serbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!