Serbët, sirianët dhe azerët i bashkohen Rusisë si mercenarë në pushtimin e Ukrainës

schedule19:33 - 13 Mars, 2022

schedule 19:33 - 13 Mars, 2022

Rusia është duke përfshirë në formacionet e saj ushtarake, luftëtarë mercenarë të ardhur nga Siria, Serbia dhe Nagorno-Karabaku, për të pushtuar kështu plotësisht Ukrainën.

Mediat italiane shkruajnë se kjo deklaratë është bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kujtojmë se luftimet janë në ditën e 18-ë të saj. Ato kanë qenë mjaft të ashpra, ku deri më tani janë shënuar mijëra të vrarë dhe shumë dëme materiale. Qytetarët po mundohen të largohen nga Ukraina dhe të shpëtojnë veten.

Ata po përdorin korridoret humanitare për t’u vendosur më pas në Poloni, Hungari apo vendet e tjera që janë në kufi me Ukrainën. Në deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët ukrainas, ata janë të shqetësuar se mos Rusia, zhvillon sulme me armë kimike. Për këtë ka ardhur dhe një paralajmërim nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se nëse Moska ndërmerr një hap të tillë do të ketë një reagim të ashpër. /Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!