Serbët protestojnë kundër hapjes së Urës së Ibrit, Haradinaj: Mos bini pre e politikave “shkurtpamëse”

schedule14:06 - 7 Gusht, 2024

schedule 14:06 - 7 Gusht, 2024

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje serbëve të mos bien pre e provokimeve të politikanëve. Këto reagimi Haradinaj i ka bërë pas protestës së zhvilluar nga komuniteti serb, kundër hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Qytetarë serbë të Kosovës, Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë. Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë. Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!