Serbët nxjerrin videon: Si tmerruan nga bombat e NATO-s pasi masakruan shqiptarët në Kosovë

schedule15:50 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:50 - 2 Shkurt, 2021

Televizioni publik serb RTC ka publikuar pamje nga bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999 ndaj ushtrisë së Millosheviçit, e cila po masakronte civilët e pambrojtur në Kosovë.

Duke mos pranuar asnjë prej masakrave, ndërkohë që lavdëron ushtarët e tyre për çfarë po bëjnë në Kosovë, televizioni në fakt ka nxjerrë pamje të avionëve të NATO-s që fluturojnë dhe bombardojnë sipër kokave të çetnikëve, raporton abcnews.al.

Këta të fundit arratisen nga sytë këmbët përballë një ushtrie si ajo e NATO-s, ndërsa më herët treguan se nuk stepeshin as përballë fonjeve në djep duke masakruar këdo që i dilte para. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!