Serbët në veri të Mitrovicës kërkojnë vendosjen e një barriere betoni në urën e Ibrit si nje mundësi per me shume siguri. Kjo kërkesë vjen në formë kushti për të lejuar riaktivizimin e urës.
Vendosja e një barriere prej betoni afër urës së Ibrit është kushti që kanë vendosur serbët në veri të Mitrovicës për t’i rinisur punimet e ndërprera për riaktivizimin e urës. Duke përdorur si arsyetim mungesën e sigurisë në veri, qeverisja lokale dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë. Mediat kosovare raportojnë se një kusht I tillë është përmendur dhe në raportin e kësaj zyre në muajin tetor të një viti më parë, ku përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës serbët kanë kërkuar edhe përfshirjen e EULEX-it, si dhe ndërtimin e një barriere betoni deri në përfundimin e punimeve. Ata nuk e quajnë si mas ëtë mjaftueshme funksionalizimin e Njësisë Policore të EULEX-it me bazë në Mitrovicë. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë koment për këtë kërkesë, duke sqaruar se cështja e riaktivizimit të urës do të trajtohet në kuadër të dialogut të Brukselit. Por rinisja e negociatave pas më shumë se një viti u ndërpre pas vrasjes së politikanit të njohur, Oliver Ivanovic, javën e kaluar.
Një raport i Zyrës serbe për Kosovën tregon gjithashtu për takimet e zhvilluara me ndërkombëtarët për zgjidhjen e çështjes së sigurisë në zonën përreth urës, si kusht për lejimin e vazhdimit të punimeve./abcnews.al
Serbet në veri të Mitrovicës kërkojnë vendosjen e një barriere betoni
schedule11:14 - 22 Janar, 2018
schedule 11:14 - 22 Janar, 2018