Kolonel Dritan Demiraj sheh serbët një hap përpara, teksa sipas tij, me përgjimin e publikuar, të bisedës së zhvilluar ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, që u regjistrua nga ky i fundit, arritën të konfrontojnë partitë politike në Kosovë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se partitë politike në Kosovë nuk e kanë pjekurinë e duhur për t’i trajtuar ☼ështjet me qetësi dhe përgjegjësi.
Sipas Demirajt, opozita duhet të ishte më e përmbajtshme.
“Me dhimbje, jo vetëm unë, por të gjithë ne që jetojmë këtu në disaporë, për arsye sepse, edhe një herë më tepër, serbët janë një hap përpara. Arrijnë që nëpërmjet këtij përgjimi, të realizojnë atë që është objektivi i vazhdueshëm i Serbisë, konfrontimi ose lufta midisa partive ose forcave politike, të cilat nuk kanë pjekurinë e duhur që t’i marrin me qetësi dhe me përgjegjësinë e duhur, për të cilat i kanë votuar zgjedhësit në Kosovë. Do duhej, në gjykimin tim që opozita të ishte më e përmbajtshme dhe ta merrte pak më me qetësi këtë, jo të diskretitonte parlamentarët e saj përpara gjithë botës.
Pamje që nuk i bëjnë aspak nder Kosovës, sidomos në këto momente që po kalon Kosova”, theksoi ai./abcnews.al