VIDEO/ Serbët heqin flamurin shqiptar nga bulevardi, i riu: Katër djem u afruan për të na ndihmuar

schedule23:11 - 1 Nëntor, 2021

schedule 23:11 - 1 Nëntor, 2021

Një grup të rinjsh në Serbi kanë hequr flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit të vendosur në datat 11 dhe 12 Tetor në kuadër të samitit të Painkuadruarve. Në videon e publikuar nga faqet serbe, të rinjtë shfaqen teksa ulin flamurin shqiptar, dhe lënë të valëvitet vetëm atë serb.

Sipas mediave vendase pas samitit në rrugët e Serbisë mbetën shumë flamuj të shteteve pjesëmarrëse, përfshirë edhe atë të Shqipërisë. I riu që ka ndërmarrë nismën për heqjen e flamujve është identifikuar si Nikolla Keljanoviç. Ai është një personazh i njohur në Serbi për sjelljet e tij ekstremiste.

“Unë dhe shoku im po ecnim përgjatë Bulevardit, kur pashë flamujt shqiptarë. U ndalëm për t’i hequr nga aty. Kur u afruam pamë katër djem që erdhën drejt nesh për të na ndihmuar”, ka deklaruar ai.

Në pamje duken katër të rinj, tre prej të cilëve vendosen poshtë shtyllës ku qëndron flamuri duke u bërë “urë” për të katërtin që e heq atë duke e ulur poshtë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme por është bërë publik vetëm sot, përmes fotove dhe videove që vetë të rinjtë kanë publikuar në rrjetet sociale.

Çfarë është samiti i të Painkuadruarve

Lëvizja e të Painkuadruarve është grupi më i madh i shteteve pas Kombeve të Bashkuara. Vetë emri lindi si një ide se lëvizja do të ishte një alternativë politike për vendet që duan të shmangin zgjedhjen për një bllok ushtarako-politik dhe të artikulojnë një qasje të pavarur të politikës së jashtme.

Në kryeqytetin e Serbisë (atëherë Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) zyrtarët e 25 vendeve u mblodhën në shtator 1961 në Konferencën e parë të Lëvizjes. Ndër ata që folën në ngjarje ishin udhëheqësit botërorë si kryeministri indian, Jaëaharlal Nehru, presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, presidenti indonezian, Sukarno dhe udhëheqësi i RSFJ–së, Josip Broz Tito, me iniciativën e të cilëve konferenca u mbajt gjashtë dekada më parë. m.v /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!