Serbët bllokojnë rrugën për në Merdar, sulmojnë emigrantët që po ktheheshin në Kosovë për festa

schedule07:52 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 07:52 - 28 Dhjetor, 2022

Grupet serbe kanë bllokuar rrugën për në pikën kufitare në Merdar, ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, njofton ministria.

Ndërkohë, një grup emigrantësh që ktheheshin në Kosovë për festa kanë raportuar se janë sulmuar me bomba zhurmuese nga serbët.

Atyre iu është kërkuar të kalojnë nga rrugë alternative, pasi serbët vendosën barrikada në rrugën që të çon për në Merdar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!