Serat në Shqipëri, Çuçi: Do të mbështesim ndërtimin e tyre 

schedule14:29 - 9 Shtator, 2019

schedule 14:29 - 9 Shtator, 2019

Sera më e madhe për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor sipas Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, është në Divjakë. Ministri Çuçi nxiti fermerët ta marrin shembull dhe garantoi mbështetjen e qeverisë për ndërtimin e tyre.

Kjo serë xhami në Divjakë prodhon çdo vit mbi 15 milionë fidanë. Ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh dhe është zgjeruar falë mbështetjes së programit të Bashkimit Europian për zhvillimin e zonave rurale.

Ministri i  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, thotë se është më e madhja në Ballkanin Perëndimor për kultivimin e fidanëve. Çuçi nxit fermerët ta marrin shembull ndërsa u garanton mbështetjen e qeverisë.

“Modele të tilla duhet të na udhëheqin më tej për zhvillimin e bujqësisë. Kjo serë është një garanci për gjithë fermerët që të marrin fidanë cilësorë. Garancia për cilësinë e produkteve bujqësore fillon që tek fidanët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zgjerimin e serrave në Shqipëri, për të krijuar avantazh jo vetëm në tregun vendas por edhe për eksport”.

Sera jo vetëm furnizon me fidanë tregun vendas, por dhe eksporton një pjesë të madhe të tyre jashtë kufijve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!