Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se me 7 tetor nisin transfertat në SEPA.
Në një konferencë për mediat, Sejko u shpreh se ky është hap drejt formalizimit të ekonomisë dhe ka kosto të ulëta për qytetarët.
“Ne kemi një plan, qeveria dhe Banka e Shqipërisë është duke punuar për digjitalizimin, për sistemin e pagesave, për formalizimin e ekonomisë shqpitare. Këtu bën pjesë edhe SEPA. Ne jemi bërë anëtarë të në nëntor të vitit të kaluar. Ka edhe sisteme të tjera për përmirësimin e sistemit të pagesave. Zhvillimet në sistemet e pagesave, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, shkojnë paralelisht. Presim reduktim të parasë cash dhe rritje të digjitalizimit. Por edhe të konsiderueshme të kostove. Ne parashikojmë të jemi më datë 7 te SEPA”, theksoi ai./abcnews.al

