Sensi: Interi të mos vendosë objektiva, duhet të punojmë sa më shumë

schedule21:59 - 23 Shtator, 2020

schedule 21:59 - 23 Shtator, 2020

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi, e nisi sezonin e shkuar në formë të shkëlqyer dhe ishte ndoshta futbollisti më i mirë zikaltër, para se të pësonte një dëmtim të rëndë. Këtë sezon, Sensi është rikthyer në 100% të formës dhe duket gati për “restart”.

Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori zikaltër tregoi ccfarë shkoi gabim edicionin e shkuar dhe cilët janë objektivat e Interit për sezonin aktual…

“Interi gjithmonë duhet të synojë për më lart. Ne bëmë gabime sezonin e kaluar dhe këtë sezon, duhet t’i evitojmë. Duhet që të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, të jemi sa më kompetitivë dhe dinamikë.

Ne nuk kemi pse vendosim objektiva, por duhet të punojmë dhe të bëjmë mirë në çdo ndeshje. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet që bëmë vitin e kaluar, të cilat na kanë kushtuar pikë dhe trofe”, u shpreh Sensi./abcnews.al