Senegali dërgon në shtëpi Egjiptin, ja skuadrat afrikane që siguruan biletat për në “Katar 2022”

schedule23:37 - 29 Mars, 2022

schedule 23:37 - 29 Mars, 2022

Senegali ka siguruar biletën për në “Katar 2022”, teksa ka mposhtur në “Play-Off” Egjiptin. Sadio Mane del kështu përsëri fitimtarë përballë shokut të tij të skuadrës te Liverpool, Mohamed Salah.

Egjipti i “Faraonit” Salah nuk arriti ta ruante epërsinë minimale të ndeshjes së parë, duke u mundur 1-0 në takimin e kthimit, ku golin e vetëm në 120 minuta lojë e realizoi Dia që në minutën e tretë, teksa pas gjuajtjes së penalltive senegalezët do të tregoheshin më të saktë.

Maroku siguroi biletën e radhës për në “Katar 2022”, pasi mposhti 4-1 D.R.Congo me takimin e parë mes tyre që kishte përfunduar në barazim 1-1. Marokenëve iu mjaftojnë nga dy gola për secilën pjesë për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Takimi mes Tunizisë dhe Malit përfundon me rrjeta të paprekura, pasi përballja e dytë mes tyre nuk do të prodhonte asnjë gol, me Tunizinë që siguron kualifikimin falë fitores minimale që ka arritur të duelin e parë mes tyre.

Ndërkohë Gana ka qenë përfaqësuesja e parë afrikane që siguroi një biletë për në finalet e Botërorit Katar 2022”. “Yjet e Zinj” barazuan 1-1 në fushën e Nigerisë dhe falë golit në fushën kundërshtare me ndeshjen e parë ishte mbyllur 0-0, siguruan kualifikimet për në Botëror.

Ndërsa takimi mes Algjerisë dhe Kamerunin shkoi në shtesa pasi koha e rregullt përfundoi me avantazhin e skuadrës së Kamerunit, teksa sfida e parë mes dy kombëtareve ka përfunduar në favorin e Algjerisë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!