Muzeu Britanik konfirmoi shkarkimin e punonjësit, i cili ka vjedhur dhe ka shitur objektet me vlerë përmes platformës elektronike të ankandit eBay.
Ndërkohë, bizhuteritë dhe gurët e çmuar nga koleksioni u konsideruar “të zhdukura, të vjedhura ose të dëmtuara”.
Mediat britanike si Telegrafi, raportojnë se një ekspert kishte identifikuar ofertën e objekteve historike në platformë, duke treguar shitësin e mundshëm në Muze, por pavarësisht informacioneve nga viti 2020, asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë në vite nderhyrje.
Në fakt, Telegrafi raporton se në mesin e thesareve në shitje ishin edhe bizhuteritë romake. Pa hyrë në detaje, Muzeu Britanik u kufizua në deklarimin se midis sendeve ose të vjedhura ose të dëmtuara ka bizhuteri ari, gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar që datojnë nga shekulli i 15-të para Krishtit, deri në shekullin e 19-të pas Krishtit.
Shumica e tyre janë “copa të vogla që mbaheshin në një magazinë që i përkiste një prej koleksioneve të muzeut” dhe u përdorën për punë akademike dhe kërkimore dhe asnjë prej tyre nuk është ekspozuar së fundmi në publik.
Muzeu tha se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër punonjësit të shkarkuar, pa e përmendur emrin e tij. Mediat lokale, megjithatë, përmendin një konservator të shquar që ka punuar në Muzeun Britanik për 30 vjet.
Peter John Higgs, 56 vjeç, dyshohet se ka operuar për vite me radhë, duke hequr sendet me qëllimin për t’i shitur ato. Sipas Daily Telegraph, artikujt nga koleksioni i muzeut u shfaqën për herë të parë në eBay që në vitin 2016. Konservatori dyshohet se vodhi bizhuteri të vogla ari dhe gurë të çmuar. Objektet në fjalë llogariten të kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove/abcnews.al