Senatori italian Casini: Shqipëria ka vizion

schedule21:41 - 23 Prill, 2018

schedule 21:41 - 23 Prill, 2018

E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Mendimi është i senatorit italian Pier Ferdinando Casini, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë. Sipas senatorit Casini, Shqipëria ka vizion dhe duhet ndihmuar. 

Europa, sipas senatorit italian Pier Ferdinando Casini, duhet të ketë një vizion të qartë për vendet e Ballkanit.

“Ose do të sjellin në Europë, se janë në zemër të Europës, një seri problemesh që ne nuk mund të mbrohemi dot ose do jenë faktorë stabilititi për Europën”.

Senatori vetë mendon se Europa duhet të reformohet duke afruar vendet e Ballkanit pikërisht për t’i mbrojtur ato.

“Krimi, droga, terroizmi islamik, kriza ekonomike janë të pranishme në Ballkan me prespektivën Europiane mund të evitohen”.

Në këtë pikë, Casini një prej figurave nga ana e tij veçon Shqipërinë.

“Shqipëria, sipas meje ka vizion, dhe duhet që të ndihmohet me këtë mundesi. Unë kam qenë i bindur gjithmonë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe shqiptarët që kanë ende të gjalla kujtimet e luftërave të pak viteve më parë do të dinë të mbledhin nga fillimi në fund vlerat e Bashkimit Europian. Shqipëria ka përmbushur hapa thelbësore, por kërkohen forca dhe energji të reja”.

Kjo duhet të vijë, sipas senatorit italian, në një kohë, kur vetë Bashkimi Europian është para sfidave të mëdha. Kërcënimeve të jashtme që vënë në rrezik stabilitetin dhe integritetin e saj si Kina, Rusia, luftrat terrorizmi dhe administrata Trump që vë në diskutim politikat ekstra emerikane dhe faktorëve të brendshëm si avancimi i ndjenjave anti-europiane, ksenofobia, dhe nacionalizmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!