Senatori demokrat Robert Menendez dhe gruaja e tij akuzohen për korrupsion

schedule16:18 - 22 Shtator, 2023

schedule 16:18 - 22 Shtator, 2023

Senatori demokrat dhe kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Robert Menendez, është paditur për korrupsion nga një gjykatë federale e Nju Jorkut, sipas autoriteteve.

Gjithashtu akuzat rëndojnë edhe mbi gruan e senatorit, Nadine Menendez një agjente e shquar e pasurive të paluajtshme në Nju Xhersi. Të akuzuar janë gjithashtu Wael Hana, një mik i vjetër i Menendez, i cili themeloi një biznes të certifikimit të mishit në Nju Xhersi, dhe një biznesmen tjetër.

Senatori akuzohet se ka pranuar qindra mijëra dollarë ryshfet, sipas Departamentit të Drejtësisë. Sipas prokurorëve, ai dhe gruaja e tij pranuan shufra ari dhe para nga tre biznesmenë të Nju Xhersit.

Robert Menendez ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen federale. Ai ishte treguar i gatshëm për të ndihmuar autoritetet dhe deklaronte se çështja do të mbyllej me sukses.

Rasti pritet të ketë ndikim në Uashington dhe Nju Jork

Deri më tani përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar, por aktakuza pritet të ketë ndikim në Uashington dhe Nju Xhersi. Në fund të fundit, Menendez konsiderohet si një nga demokratët më me ndikim në Uashington.

Akuzat pritet të shpallen në një konferencë për shtyp nga Prokurori i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams dhe Zëvendës Drejtori përgjegjës për zyrën e qytetit të FBI-së, James Smith.

Ai ka pasur probleme me ligjin në të kaluarën

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Bob Menendez akuzohet për ryshfet. Sipas akuzave të mëparshme, senatori “paguhej” nga biznesmenët për favore politike, me dhurata afro 1 milionë dollarë.

Gjyqi për korrupsion përfundoi në nëntor 2017 pasi juristët thanë se nuk mund të merrnin një vendim. Gjykatësi më vonë e liroi Menendezin nga disa akuza dhe Departamenti i Drejtësisë hodhi poshtë pjesën tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!