Senatori amerikan, Chris Murphy është takuar me presidenten Vjosa Osmani ku është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova e kanë një marrëdhënie të fuqishme që do të fuqizohet edhe më shumë.
Në një konferencë për mediat zyrtari amerikan ka thënë se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për miqësinë Kosovë-ShBA.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që është e mundur në rrugëtimin transatlantik të Kosovës dhe rrugëtimin evropian. Më vjen mirë për marrëveshjen e fundit që është arritur në Bruksel që përfshin njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare.
Por edhe hapat e vështirë që duhet ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë për të qenë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka marrë një zotim për t’u lejuar komunave që të bashkohen në një asociacion. Mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshjeje të realizohen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Murphy ka theksuar se marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është e fuqishme dhe do të fuqizohet edhe më tej./abcnews.al