Senatori amerikan Rick Scott është shprehur se ka prova që tregojnë se Kina po ngadalëson dhe saboton zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit. Ai tha gjithashtu se provat i kishte siguruar përmes, “komunitetit të inteligjencës”, por nuk dha detaje.
Mosmarrëveshja midis SHBA dhe Kinës për shpërthimin e koronavirusit është ndezur përsëri pasi një senator amerikan që akuzon Pekinin po përpiqej të bllokonte zhvillimin e një vaksine në Perëndim.
Ndërkohë, Kina ka lëshuar një dokument që mbron veprimet e saj duke thënë gjithashtu se e ka informuar SHBA-në për infeksionin Covid që më 4 janar 2020.
Po çfarë tha senatori Rick Scott?
Senatori republikan për Florida-n, i cili shërben gjithashtu edhe në shërbimet e armatosura dhe Komitetet e Sigurisë Amerikane, tha se bota do të prodhojë vaksinën por “Për fat të keq kemi prova që Kina komuniste po përpiqet të sabotojë ose ngadalësojë atë.”
Scott, i cili është një mbështetës i vendosur i Presidentit Donald Trump, tha se “provat” i kishte siguruar përmes komunitetit të inteligjencës dhe shërbimeve të armatosura, duke shtuar se “Ka gjëra që nuk mund t’i diskutoj në publik në lidhje me informacionet”.
Senatori republikan deklaroi se “Kina nuk dëshiron që SHBA, Anglia dhe Europa të jenë të parët që prodhojnë vaksinën.
“Kjo vaksinë është me të vërtetë e rëndësishme për të gjithë ne. Nëse Anglia e prodhon e para vaksinën apo ne, ne do të shpërndajmë vaksinën. Kina komuniste, nuk do ta bëjë këtë gjë”./abcnews.al