Senati amerikan propozon kontroll më të ashpër për armët

schedule14:30 - 22 Qershor, 2022

schedule 14:30 - 22 Qershor, 2022

Pas ngjarjeve fatale me armë zgjarri në Shtetet e Bbashkuara të Amerikës, kongresi  amerikan ka bërë hapin e parë për kontrollin e armëve.Senatorët vendosën përshpëjtimin e një ligji që do të shtonte masat për kontrollin e armëve për kategori të caktuara, ndërsa vendimi përfunimtar pritet të merret javën e ardhshme, sipas BBC.

Konkretisht, projektligji kërkon fonde shtesë për të inkurajuar shtetet të zbatojnë ligjin i i quajtur “flamuri i kuq” për të hequr armët nga njerëzit që konsiderohen “kërcënim” për shoqërinë. Akti përfshinë gjithashtu 15 miliardë dollarë financimin për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.  Po ashtu në kategoritë përkatëse do të përfshihem kontrolle të ashpra për blerësit më të rinj se 21 vjeç.

Është hera e parë në dekada që legjislacioni i propozuar për sigurinë e armëve ka marrë një mbështetje të madhe nga senatorët e partisë republikane dhe demokratike.Por që të miratohet ky projektligj do të duhet të kalojë nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët përpara se të shkojë në tryezën e Presidentit Joe Biden.

Presidenti Biden në fillim të këtij muaji  pati deklaruar se propozimet ishin në rrugën e duhur, por ende nuk janë të mjaftueshme.Legjislacioni i fundit i rëndësishëm federal për kontrollin e armëve u miratua në 1994, duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e pushkëve të sulmit nga civilët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!