Senati amerikan miraton buxhetin

schedule15:04 - 20 Tetor, 2017

schedule 15:04 - 20 Tetor, 2017

Reforma e taksave e kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë një hap përpara. Senati amerikan miratoi në fakt buxhetin për vitin 2018 duke i ofruar republikanëve mundësinë për të zhbllokuar procedurat speciale për të lejuar miratimin e manovrës pa mbështetjen e demokratëve në kongres. Buxheti u miratua me 51 vota pro dhe 49 kundër. Presidenti amerikan Donald Tramp e komentoi si një hap shumë të rëndësishëm për të vazhduar me zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!