Sëmundjet që prekin shqiptarët, publikohen të dhënat e Chek-Up

schedule14:30 - 17 Maj, 2019

schedule 14:30 - 17 Maj, 2019

251 mijë shqiptarë nga 35 deri ne 70- vjeç vuajnë nga hipertensioni. Të dhënat vijnë nga kontrolli shëndetësor bazë, por mjekët thonë se numri është më i lartë se kaq.  Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e chek-up-it dhe bën të ditura sëmundjet që prekin shqiptaret.

Të jesh i sëmurë, por të mos kesh dijeni. Kjo i ka ndodhur rreth 15 % e personave nga 35 deri në 70-vjeç të cilët pasi i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor baze pa pagese,  katër vitet e fundit, kanë mësuar se vuajnë nga hipertensioni.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rreth 251 mije shqiptare të kësaj grupmoshe vuajnë nga presioni i larte i gjakut, por mjekët mendojnë se numri është më i lartë se kaq.

Chek-up-i ka nxjerrë në pah gjithashtu se 1 në 8 persona nga 35 deri ne 70-vjeç rezultojnë me anemi të lehtë, 1 në 6 me nivel të lartë të glikemisë në gjak dhe 1 ne 4 vetë me kolesterol të lartë.

Në katër vite Ministria e Shëndetësisë thotë se janë realizuar 1.5 milion kontrolle. Pas rezultateve të tyre janë referuar për vizitë më të detajuar tek mjeku specialist më shumë se 90 mijë qytetarë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!