Sëmundjet e retinës së syrit, mjekët: Mos neglizhoni asnjë simptomë

schedule15:23 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:23 - 30 Shtator, 2022

Në klinikën e syrit në Spitalin Amerikan 1 shumë pacientë paraqiten me probleme të retinës.

Shefja e Qendrës së Okulistikës në Spitalin Amerikan 1, Dr. Shk. Teuta Haveri, thotë se sëmundjet e retinës janë ato të cilat kërkojnë më tepër kujdes.

“Retina është shtresa më e brendshme e syrit. Sëmundjet që prekin atakojnë direkt shikimin.”

Mjeku Italian Marko Jakobi, specialist i kirurgjisë së retinës. shpjegon sëmundjet kryesore të retinës së syrit.

“Disa nga sëmundjet më të rëndësishme që prekin retinën, janë ato që prekin pjesën qendrore të saj. Në momentin që prekin pjesën qendrore të retinës, fillojnë si shkak i disa njollave grin në qendrën e shikimit, që me kalimin e kohës bëhet permanente. Nëse kapen në kohë ato mund të kurohen duke filluar që nga integratorët, dhe deri te injeksionet Anti VEGF të cilat sigurojnë rikuperim të shikimit.

Por nëse lihen pas dore mund të shkaktojnë një dëmtim permanent të shikimit. Injeksionet intravitreale janë të vetmet kura për sëmundjet e makulës. Dhe është e rëndësishme që ato të fillohen në kohën e duhur dhe të zbatohen në frekuencën e rekomanduar nga mjeku okulist. Sëmundje të tjera janë edhe retinopatia diabetike, dhe kurimi i saj është më efektiv nëse kapet herët.”

Në Qendrës së Okulistikës në Spitalin Amerikan 1 mund të rezervoni vizitën tuaj për çdo shqetësim. Ekzaminimet kryen me pajisjet më moderne dhe nga një staf i kualifikuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!