Sëmundja misterioze që po tremb Europën, u zbulua në 1970, sot po rikthehet në disa vende

schedule13:05 - 14 Maj, 2022

schedule 13:05 - 14 Maj, 2022

Lija e majmunit vijon të përhapet. Dy persona të tjerë janë diagnostikuar në Mbretërinë e Bashkuar në raste që nuk lidhen me infeksionin e mëparshëm, thanë sot ekspertet e shëndetësisë.

Një nga dy personat, pjesë e së njëjtës familje, po trajtohet në spital, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA). Rastet, të cilat janë të tetat dhe të nëntat e konfirmuara në MB, nuk janë të lidhura me rastin e konfirmuar më parë në Angli më 7 maj.

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral që vret një nga dhjetë të infektuarit, por nuk përhapet lehtësisht midis njerëzve. Sëmundja u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018 pasi një udhëtar e solli virusin nga Nigeria dhe u përhap te dy persona të tjerë, përfshirë një infermiere. Drejtuesit e shëndetësisë thanë se është e rëndësishme të theksohet se rreziku i përgjithshëm për publikun e gjerë mbetet ‘shumë i ulët’. Një nga rastet më të fundit në Londër është izoluar dhe aktualisht nuk kërkon trajtim spitalor, tha UKHSA.

Simptomat?

Simptomat e para të lisë së majmunit janë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe lodhje. Mund të zhvillohet një skuqje e lëkurës, e cila ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme. Rasti i parë i lisë së majmunit te një njeri u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos dhe që atëherë është zbuluar në një numër vendesh të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Shumica e rasteve janë raportuar në DRC dhe Nigeri. Në vitin 2003, sëmundja u zbulua në SHBA kur ndodhi një shpërthim pas importimit të brejtësve nga Afrika. Rastet e para në Mbretërinë e Bashkuar u zbuluan në vitin 2018. Një rast tjetër u zbulua në Londër në dhjetor 2019 dhe dy raste të tjera u zbuluan në Uellsin e Veriut në 2021. Të gjitha rastet mendohej se ishin nga udhëtarët që kishin qenë në Nigeri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!