Beatrix Ramosaj dhe Semi Japuaj janë përballur mbrëmjen e sotme për herë të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Këngëtaret e mirënjohura kanë qenë të ftuara në studio krah banorëve të tjerë të eliminuar. Por ajo që vihej re ishte se vajzat e famshme janë ulur larg njëra-tjetrës në panel.
Kur ndodheshin brenda shtëpisë, ata kanë pasur një raport të ngushtë me njëra-tjetrën duke qenë se njiheshin që në lice. Semi nuk e ka pritur mirë këtë gjë, për shkak të shoqërisë me Bora Zemanin, ish të dashurën e Donaldit. Dhe për shkak të raportit me Borën, kuptohet se raporti mes dy vajzave nuk është si më parë./abcnews.al