Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Semani tërhiqet në shtrat/ Fier, banorët presin bazë ushqimore për bagëtitë

schedule14:34 - 14 Janar, 2026

schedule 14:34 - 14 Janar, 2026

Megjithatë disa familje ende nuk mund të rikthehen në banesat e tyre pasi ka prezencë uji në oborret e shtëpive. Në pritje të largimit të ujit për  nisjen e verifikimit të dëmeve, banorët kërkojnë bazë ushqimore për blegtorinë, pasi rezervat e tyre janë dëmtuar tërësisht.

Bashkia e Fierit ka komunikuar se grupet e verifikimit të dëmeve do të nisin punën pas tërheqjes së ujit nga të gjitha banesat.

Në një fazë të dytë do të inventarizohen edhe dëmet ne bujqësi e blegtori.



Prurjet e Semanit përmbytën shtëpi në Hasturkas, Petovë dhe Mbrostar.

Mbi 1000 ha tokë bujqësore dhe dhjetëra njësi blegtorale në Fier, Patos dhe Rroskovec janë nën ujë. Përmbytje solli edhe lumi Shkumbin në Lushnje. 20 banesa u rrethuan nga uji në Thanasaj dhe qindra ha tokë bujqësore në zonat pranë argjinaturës së Shkumbinit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!