Selvije Jao, partnerja e Shpat Kasapit po tregohet gjithnjë e më e hapur me fansat e saj përsa i përket pritjes së ëmbël. Jao ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku krahas së tjerash, ka ndarë disa detaje nga kjo periudhë e këndshme për ta.
Pyetjes se cili ka qenë personi i parë që ka njoftuar për shtatzaninë, ajo iu përgjigj: “Personi i parë ka qenë Shpati dhe sa e pashë rezultatin e testit, duke u dridhur nga gëzimi e zgjova nga gjumi t’i tregoj dhe normal që gëzimi ishte shumëëë i madh edhe nga ana e Shpatit.
Nuk na besohej deri sa kemi dëgjuar rrahjet e zemrës së bebit.”
/abcnews.al