Selmani vizitori special, Shameti e Musolli “kapen” jashtë fushe?!

schedule21:29 - 10 Nëntor, 2019

schedule 21:29 - 10 Nëntor, 2019

Laçi-Kukësi u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0. Janë dashur katër vite që bardhezinjtë ta thyenin ekipin verilindor. Për herë të fundit bardhezinjtë triumfonin me përmbysje para katër vitesh, pas një dygolëshi të Agim Metos, i cili atëherë i përgjigjej kroatit Pero Pejiç.

Pas ndeshjes, në rrjetet sociale, ish-kapiteni Ylli Shameti ka postuar videon e golit që i shënonte Laçit në triumfin 0-1 të arritur dy vite më parë. Gjirokastriti e shoqëron videon me diçiturën: “E mor Elvis Rexha ça më doli tek arkiva”. Sigurisht që humbja e Kukësit me shumë mundësi ka shërbyer si motivacion.

Po nga rrjetet sociale ka thënë fjalën e tij edhe kapiteni aktual i Kukësit, Besar Musolli. Mesfushori ishte i pezulluar me kartonë, ndërkohë qe ka postuar foton e skuadrës verilindore që e nisi nga fillimi në Laç. “Ekipi i madh. Foto e bëre sot, më mirë s’po i hapim arkivat”, shkruan Musolli. Një kundërpërgjigje për Shametin? Edhe mundet.

SELMANI – Laçi kishte një vizitor special ditën e sotme. Ish-kapiteni, Gentian Selmani, ndodhet në Shqipëri pasi është i ftuar nga Shqipëria U21. Portieri ka shfrytëzuar ditën e pushimit dhe e ka ndjekur Laçin kundër Kukësit nga tribuna, krah kapitenit aktual, Eglentin Gjonit, i cili për arsye dëmtimi nuk po jep kontributin e tij për bardhezinjtë në fushë gjatë javëve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!