Gentian Selmani dhe Eduart Rroca po spikasin në ligën e dytë turke dhe janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së fundit të kampionatit.
Portieri i kombëtares shqiptare ishte titullar si zakonisht me Boluspor dhe e mbajti të paprekur rrjetën në duelin kundër Eskisehirspor në shtëpi, që përfundoi me rezultatin 3-0.
Selmani është vlerësuar me notën 7.11, kurse për Rrocën vlerësimi është 7.34. Vetëm Aydogan ka marrë notë më të lartë se fantazisti i Istanbulspor, që mundi së fundmi skuadrën e Ankaraspor dhe golin e parë e shënoi Kristal Abazaj. /abcnews.al