“Selman Stërmasi” pret Klasiken e Shqipërisë, Hasani-Xhixha përballë Kainas

schedule15:20 - 2 Shtator, 2022

schedule 15:20 - 2 Shtator, 2022

Në orën 16:00 në “Selman Stërmasi” Tirana do të presë Vllazninë në Klasiken e Shqipërisë. Një sfidë e rëndësishme për të dyja ekipet që kërkojnë fitoren për të vazhduar me rezultatet pozitive.

Për këtë përballje të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës, teksa Latifi te Vllaznia dhe Husein te Tirana janë mungesat e sotme.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Heriç, Mala, Kaina. Trajner: Mirel Josa. /f.a/abcnews.al