Selimi kritikon Specialen: Veprimet e saja po prodhojnë efekt politik

schedule11:32 - 22 Janar, 2021

schedule 11:32 - 22 Janar, 2021

Ministër në Detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi  ka thënë se Gjykata Speciale me veprimet e veta ka prodhuar efekte politike pavarësisht se është krijuar përmes veprimeve juridike.

Selimi është shprehur se deklarata e fundit e Speciales, ka pasur elemente politike dhe si e tillë mbetet një veprim i pastër politik.

Ai gjithashtu ka thënë se policia e EULEX-it ka përdorur forcë joproporcionale, dhe sipas tij e gjithë kjo e bën të mendojë se  Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime.

“Së pari, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë. Por një gjë duhet ditur, lëshimi i deklaratave nga ana e Prokurorisë ka qenë dhe mbetet veprim puro politik. Ajo deklaratë nuk është praktikë e drejtësisë sepse elementet që i ka pasur ajo deklaratë kanë qenë politike. Mandej edhe përdorimi i forcës ka qenë joproporcional. Policia e Eulex-it ka përdorur forcë joproporcionale dhe nuk janë pritur aspak mirë nga shoqëria sepse ne jo shumë vonë kemi kaluar nga një situatë e tillë, që për neve ngreh paralele nga e kaluara e afërt. Ai përdorim i forcës ka qenë eksesiv. Andaj kjo mua personalisht më bënë të mendoj që Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime”, ka thënë Selimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!