Selia blu e “boshatisur”, vendimi për vulën pritet nga një grup i vogël simpatizantësh në bar

schedule18:16 - 3 Mars, 2023

schedule 18:16 - 3 Mars, 2023

Teksa trupi gjykues është mbledhur për këshillim prej më shumë se një ore e gjysëm dhe pritet nga momenti në moment që të jepet vendimi për vulën në “selinë blu” ka “pllakosur” heshtja.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se në seli nuk ndodhet asnjë zyrtar i lartë që mbështet Berishën dhe as ish-kryeministri vetë.

Të vetmit që janë në barin e selisë dhe po presin vendimin janë një grup i vogël simpatizantësh.

Ndërkohë nga grupi Alibeajt gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë reagim dhe duket se ai do të vijë në momentin që do të merret vendimi.

“Në fakt besoj se përcillet edhe nëpërmjet kameres, është një situatë mjaft e qetë. Asnjë prej funksionarëve që mbështesin Berishën dhe vetë Berisha nuk ndodhen këtu.

Një grup i vogël mbështetësish në barin të Selisë Blu janë të vetmit që po presin vendimin.

Berisha dhe të tjerët kanë vendosur që këtë vendim ta përcjellin në një ambient tjetër dhe jo nga selia.

Nga ana e zotit Alibeaj, nuk ka pasur asnjë reagim. Duket se presin fillimisht vendimin,” raportoi gazetarja.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!