Selena Gomez zbulon momentin e saj më të sikletshëm në tapetin e kuq

schedule20:03 - 7 Shkurt, 2022

schedule 20:03 - 7 Shkurt, 2022

Selena Gomez kishte oreks për rrëfime , e cila ka dëshmuar se në intervistat e saj është gjithmonë zbuluese dhe nuk i përtyp fjalët.

Ylli i ri u pyet se cili është momenti më i pakëndshëm apo më i turpshëm që ka përjetuar në tapetin e kuq dhe ka bërë zbulime interesante.

Duke folur për edicionin britanik të revistës “Glamour”, ajo pranoi se gjithçka u shkatërrua pak para Met Gala të 2018-ës, kur nuk e kuptoi se grimi i saj po errësohej dhe merrte nuancat që nuk duhej.

“Ndërsa isha duke u përgatitur për Met Gala disa vite më parë, aplikova një nxirje të vogël dhe në fillim dukej bukur, por me kalimin e natës u bë gjithnjë e më e errët”, tha ajo.”Isha në këtë ngjarje madhështore dhe mendimi im i parë ishte: “Duhet të iki këtu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

E vërteta është se duhej të ishte shumë e vëmendshme për të kuptuar gabimin në ngjyrë, megjithatë ajo e njihte dhe kjo mjaftoi për t’i prishur humorin.

Le të jetë një mësim për ne, që të mos përdorim produkte që nuk i kemi përdorur më përpara paraqitjeve tona të rëndësishme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!