Pak muaj më parë, këngëtarja Selena Gomez publikoi këngën “Lose You To Love Me”, këngë e cila ishte një dedikim i hapur për ish-in e saj, Justin Bieber.
Kënga e saj u bë kryefjala e mediave dhe Selena e pohoi me gojën e saj se ajo kishte të bënte me historinë e kaluar me Justin, nga e cila ka vuajtur shumë.
Mirëpo, këngëtarja mesa duket nuk ka të ndalur dhe teksa promovonte albumin e saj të ri në emisionin “NPR” ka treguar sërish për lidhjen me Justin Bieber.
Këtë herë ajo ka treguar se është abuzuar emocionalisht nga këngëtari dhe tani është e lumtur që çdo gjë ka përfunduar.
Selena u shpreh se ajo shpesh vinte re mungesë respekti nga ana e tij.
Gomez shton se tani është më e fortë se kurrë dhe nuk ka ndërmend të kalojë pjesën tjetër të jetës duke folur për Justin, ai tani është e shkuara.
Kujtojmë se Bieber i dha fund beqarisë në muajin shtator me modelen Hailey./abcnews.al