Selena Gomez flet për problemet shëndetësore: Jam me fat që jam gjallë

schedule21:21 - 11 Tetor, 2022

schedule 21:21 - 11 Tetor, 2022

Selena Gomez ka folur për betejat e saj shëndetësore shumëvjeçare në dokumentarin e saj “My Mind and Me”, duke pranuar se tani është gjithçka në rregull.

Ajo ndihet mirënjohëse që është gjallë pas problemeve të saj shëndetësore.

Në një sekuencë nga dokumentari, Selena e cila ka luftuar me ankthin dhe depresionin, u shpreh: “Thjesht bëhu kjo që je Selena. Askush nuk shqetësohet për atë që po bën.

Bëhet fjalë për atë se kush je. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Selena, e cila gjithashtu bëri një transplant të veshkës në 2017, theksoi se nuk dëshiron që të jetë shumë e famshme, por është e vendosur ta përdorë këtë për të përhapur pozitivitet.

“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar. Nuk dua të jem super e famshme, por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë.”, tha 30-vjeçarja./abcnews.al