Një nga pyetjet e bëra nga Juli Xhokaxhi, natën e sotme, në “Byro Politike” drejtuar ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, ishte se sa është reflektuar në krahasim me rekomandimet e FMN në vitet e kaluara.
Xhepa tha se situata ishte agravuar në ekonominë shqiptare. Sipas Xhepës shifrat e qeverisë nuk janë raportuar të sakta dhe se nuk korrespodojnë me shifrat që ka raportuar Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Raporti i fundit është më i drejtpërdrejtë në gjuhë, vërejtje dhe në kritika. FMN ngre në mënyrë shqetësuese disa çështje që lidhen në mënyrë fondamentale me konsolidimin fiskal. FMN e përcakton si një nevojë për të ulur borxhin publik, i cili vazhdon në nivele shumë të larta. Ka ndodhur një mashtrim statistikor, sepse qeveria ka deklaruar tjetër shifër për borxhin publik, dhe FMN del me një tjetër shifër që është 3 deri në 4 pikë më i lartë nga sa ka raportuar qeveria. Vetë kontrolli i lartë i shtetit për herë të parë, si institucion përgjegjës për të audituar financat publike, del me një raport ndryshe ndërkohë që qeveria ka dalë me një raport tjetër. Pra hera e parë që vëmë në diskutim seriozitetin e shifrave me të cilat qeveria po i paraqitet publikut. Borxhi publik është në nivelet 70 % të PBB, si do realizohet konsolidimi fiskal?“, deklaroi Xhepa./abcnews.al