Seladin Xhezairi: Kurti s’duhej të refuzonte ftesën e Ramës, veprim që lë shije të hidhur

schedule16:50 - 21 Korrik, 2023

schedule 16:50 - 21 Korrik, 2023

MAQEDONI E VERIUT- Analisti nga Shkupi, Seladin Xhezairi, i ftuar në “Ballkan Update” foli për “krizën” në Kosovë, krizë kjo që mund  të ketë impakt rajonal. Ai theksoi se lëvizjet e fundit të ndërkombëtarëve dhe takimeve të shpeshta të krijojnë përshtypjen se çështja mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një zgjidhje të shpejtë.

“Gjithë këto zhvillime në kohët e fundit flasin se jemi pranë një zgjidhje të kontestit prej dekadash mes Kosovë  dhe Serbisë dhe kur them këtë kam parasysh takimin e kësaj jave të Vuçiç me sekretarin e përgjithshëm të NATO, që u bë në Bruksel, dhe ky është treguesi më i mirë se megjithëse kundërshtive të të dyja palëve, nën presionin e jashtëm, deshën apo nuk deshën do duhet të ulen në tryezën negociatore për të miratuar një marrëveshje, e cila do shënonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Kjo do ishte një kontribut për stabilitetin jo vetëm mes dy palëve, por edhe për të gjithë Ballkanin”, tha ai.

Analisti komentoi “kapriçot” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kjo sjellje është e papranueshme dhe lë shije të hidhur në raport mes dy shteteve.

“Shije më se të hidhur për shkak se të dy zyrtarët tanë të lartë, lënë të kuptohet se nuk bëjnë përjashtim nga kallëpet ballanike të politikanëve gjithmonë duke marrë parasysh seriozitetin e të çështjeve që do duhej të diskutohen ndërmjeti dy vendeve. Duke folur për këto përplasje, duhet pasur parasysh anulimin e mbledhjeve të dy qeverive, që ishte paralajmëruar në Gjakovë dhe kjo arriti kulmin me refuzimin ne kreu kosovar në drejtën e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Kurti është dashur të udhëtojë në Tiranë dhe duhet t’ia thoshte se çfarë nuk i pëlqejnë ato që nuk i pëlqejnë”, theksoi ai.

Mes tjerash ai theksoi se Kurti duhet t’ia thoshte përballë pakënaqësitë që mund të kishte me kryeministrin e Shqipërisë.

“Nuk duhet të refuzohej takimi. Do duhet që  kryeministri Kurti të ishte në Tiranë, në takimin me liderët rajonal. Qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë Kurti duhet t’ia thoshte në sy homologut se nuk pajtohet dhe për çfarë nuk pajtohet me kryeministrin e Shqipërisë”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!