Sela: Nuk do të pengoj asnjë kandidat në garën e tij politike

schedule18:48 - 18 Janar, 2019

schedule 18:48 - 18 Janar, 2019

I ftuar në emisionin “Debat” në Klan Maqedoni, kryetari i aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zijandin Sela, theksoi ndër të tjera se nuk do të pengonte asnjë kandidat në garën e tij politike për zgjedhjet presidenciale. Ai u bëri apel kolegëve të tij që të ulën në një tryezë të përbashkët për të zgjedhur një president konsensual.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, I ftuar në emisionin Klan Debat, bëri thirrje që liderët e partive politike sëbashku të ulen në tryezë për të zgjidhur çështjet të cilat preokupojnë qytetarët shqiptarë. Këtë Sela e quan ‘instrument politik’ dhe  siç thekson ai, I njejti nuk do të pengojë fare garën politike të asnjërit prej tyre.

Ndërkaq, duke u fokusuar në zgjedhjet presidenciale që priten këtë vit, Sela përmendi zgjedhjen e presidentit konsensual, dhe u shpreh se I njejti duhet të zgjidhet drejtëpërsëdrejti me votë direkte të qytetarëve.

Duke folur për ligjin për gjuhët, sipas kreut të ASH-së, ky ligj nuk i plotëson nevojat reale që shqiptarët kanë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, megjithatë, siç theksoi ai, avancon në mënyrët të dukshme përdorimin e gjuhës. Poashtu, mes të tjerash në debat kreu I ASH-së Ziadin Sela  foli edhe për sfidat me të cilat po përballen qytetarët, e veçanërisht ato shqiptarë. Sela përmendi ndarjen e mjeteve diskriminuese për shqiptarët në sferën e kulturës, çështjen e decentralizimit, dhe të tjerë. /abcnews.al