Sekuestrohet mbi një ton kokainë në Shën Petersburg

schedule11:14 - 24 Janar, 2024

schedule 11:14 - 24 Janar, 2024

Më shumë se një ton kokainë,  me një vlerë rreth 135 milionë euro, është sekuestruar në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të thasëve me kafe që vinin nga Belgjika.

“Më shumë se 1200 kilogramë drogë, vlera e së cilës në tregun e zi i kalon 13 miliardë rubla (rreth 135 milionë euro) u kap në portin kryesor të Shën Petersburgut”, në pjesën veriperëndimore të Rusia”, thuhet në njoftim.

Pakot me kokainë ishin vendosur në thasë me kafe që vinin nga Antwerp, Belgjikë. Sipas njoftimit, ka nisur një hetim për trafik droge në shkallë të gjerë.

Ky është sekuestrimi i dytë në Shën Petersburg në më pak se një muaj. Në fillim të janarit, më shumë se një ton kokainë u kap në një kontejner që po transportohej në Rusi nga Nikaragua, sipas autoriteteve doganore ruse.

/abcnews.al