Sekuestrohet makina që u përdor në atentatin ndaj 2 biznesmenëve në Laç

schedule19:25 - 23 Qershor, 2020

schedule 19:25 - 23 Qershor, 2020

Sekuestrohet makina e përdorur nga autorët në atentatin e 30 majit, ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ne qytetin e Laçit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeti ishte fshehur nga autorët në periferi të Tiranës.

LEXO edhe: Atentati në Kurbin, Hoxha: Autorët ishin të veshur me uniformë të Forcave Speciale

Pas arrestimit të Eduart Lamaj këtë të martë, grupi hetimor është vënë menjëherë në lëvizje.

LEXO edhe: U arrestua për vrasjen e dyfishtë, Eduart Lamaj u fsheh tek shtëpia e motrës, e tradhtoi ADN-ja

Duket se Lamaj ka qenë bashkëpunues me hetuesit dhe mësohet se ka treguar edhe bashkëpunëtorët e tij në krim.

LEXO edhe: Shok i ngushtë i Vis Martinajt, kush është biznesmeni që u vra në Laç

Policia tashmë ka një të arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa ka zbardhur tërësisht krimin, duke shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorët e Lamajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një hoteli në Laç ku mbetën të vdekur 2 biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!