Tre persona ranë në pranga të policisë së Tiranës pasi shpërndanin kokainë dhe droga të fortë në lokalet e natës. Sipas uniformave blu, u arretstuan në flagrancë Elvis Fejzullai, Mariglen Ismaili dhe Genti Xhabej, të cilëve fillimisht iu sekuestruan disa doza të vogla kokaine por, gjatë kontrollit në një bensë të marr me qira në Rrugën Budi u gjet edhe një sasie prej 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën. Drejtoria e narkotikëve në policinë e Tiranës kishte disa muaj që mbante në vëzhgim të arrestuarit, ku vlera në treg e lëndës narkotike arrin në disa miliona lekë. Tre të rinjtë u arrestuan në katin e parë të një pallati ku tregtonin kokainën, por njëkohësisht bënin edhe përzierjen e saj në mënyrë primitive nëpërmjet një prerëse. /ABC News Albania 24/7
Sekuestrohet kokainë dhe përzierës në Tiranë
schedule15:30 - 22 Korrik, 2019
schedule 15:30 - 22 Korrik, 2019