Sekuestrohet arsenali me fishekë dhe armë

schedule20:46 - 24 Tetor, 2019

schedule 20:46 - 24 Tetor, 2019

Një arsenal me fishkë luftarakë dhe granata është sekuestruar në afërsi të fshatit Godolesh në Elbasan. Gjithasej mësohet se janë bllokuar 15 arka me fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Dyshohet se personat që mund t’i kenë pasur këto municione i kanë fshehur për të shmangur kontrollin e policisë. Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Informacioni i policisë:

Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata

Falë bashkëpunimit me qytetarët, zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake.

Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake.

Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë

Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al