Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohet 7.3 milionë dollarë kokainë në Ekuador, pakot mbanin flamurin shqiptar

schedule09:28 - 16 Shkurt, 2024

schedule 09:28 - 16 Shkurt, 2024

Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar 122 pako kokaine që kapnin vlerën e 7.3 milionë dollarëve. Mediat vendase raportojnë se disa prej pakove mbanin një logo me flamurin shqiptar.

Operacioni u krye në provicën El Oro ndërsa në pranga u vu një 37 vjeçar Jonathan M., i cili u kap në flagrancë teksa po transportonte drogën me një kamion. Sipas autoriteteve, droga do të dërgohej në Evropë.

Agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re dy kamionë të dyshimtë dhe një furgon dhe kërkuan që të ndalonin. Njëri prej shoferëve, në tentativë për t’u larguar, u përplas me një fabrikë bananesh dhe arriti të largohej përmes plantacioneve./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!