Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete

schedule13:10 - 7 Korrik, 2018

schedule 13:10 - 7 Korrik, 2018

“Forca e Ligjit” ka goditur pasuritë e një 49-vjeçari nga Fieri të dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për trafikimin e klandestinëve drejt SHBA. Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë ka ekzekutuar një vendim të gjykatës së këtij rrethi për sekuestrimin e gjashtë pasurive të Fatos Faskos, i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg.

Pasuritë e sekuestruara janë një apartament 128 m2 në Tiranë, një aparament 50 m2 në Fier, një truall me sipërfaqe 380 m2 dhe 50 m2 ndërtim, një pronë në process legalizimi 548 m2 në Radostinë, Fier, 12 llogari bankare në emër të tij dhe familjarëve me 1.3 milionë lekë gjendje, si edhe 3 automjete.

Policia tha se po vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!