EMRI/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milion euro në Cërrik, në pronësi të trafikantit të drogës

schedule08:34 - 5 Tetor, 2023

schedule 08:34 - 5 Tetor, 2023

CËRRIK- Sekuestrohet një pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në Cerrik.

Pasuria ishte në emrin e Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me vendim të Gjykatës Elbasanit janë vendosur në sekuestro pasuritë si vijon:
-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2
-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik
-2 automjete dhe 1 motomjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!