Sekuestrohen në portin e Durrësit një sasi paund në një furgon që vinte nga Anglia

schedule16:54 - 19 Maj, 2021

schedule 16:54 - 19 Maj, 2021

Një sasi paund cash janë sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije për ABC se sasia e paundëve ishte fshehur në një furgon që vinte nga Anglia.

Paratë janë zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në Portin e Durrësit.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e shoferit të furgonit.

Ndërsa mësohet se shoqëria e transportit ku ai punon është e regjistruar në Angli në emër të Guxim Sefollit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!